Gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën tjetër kandidat për qelitë e SPAK, ja hipokrizia e Ramës me deklaratën se nuk ka…

Gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën tjetër kandidat për qelitë e SPAK, ja hipokrizia e Ramës me deklaratën se nuk ka…

Elmas Bogdani Ka një mënyrë mjaft të sofistikuar për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike në Shqipëri: e quan arrestimin “qesharak”, kohën “relativisht të largët” dhe ministrat “ish”. Këtë art të përkuljes së realitetit si gërshet stilisti, Kryeministri Edi Rama e demonstroi përsëri së fundmi në një intervistë në “Sy m’sy”, ku tha plot vetëbesim se “s’ka asnjë ministër të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohësh”. “Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara....