Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në rrugën e Bovillës. Sipas raportimeve, një masiv shkëmbor ka rënë mbi rrugë duke bllokuar thuajse totalisht qarkullimin. Si pasojë e bllokimit të rrugës janë izoluar edhe disa fshatra të zonës, përfshirë Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë. Rruga e dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, nga segmenti Zallherr–Bovillë dhe situata ka krijuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që duan të kalojnë në këtë aks.