“Procesi i integrimit të kushtëzohet me…”/ PD: CDI-ja, rezolutë për situatën politike në Shqipëri

“Procesi i integrimit të kushtëzohet me…”/ PD: CDI-ja, rezolutë për situatën politike në Shqipëri

Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo të Brazilit, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri. Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh zëvendëspresident i organizatës, teksa raportohet se rezoluta ngre alarmin për regresin demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme. CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë...