Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ecurinë e suksesshme të një jave, ministrja Elisa Spiropali, e përcjell përmes një fotoalbumi
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë në rrjetet sociale një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të javës, përmes “Fotoalbumit të Javës”, një mozaik diplomatik që pasqyron ritmin e lartë të angazhimeve të Shqipërisë në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.Në krye të ngjarjeve qëndron çelja e të gjithë grupkapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një moment historik që u zhvillua në Bruksel dhe që shënon hyrjen e vendit në një fazë të re, më të thellë dhe më sfiduese të rrugëtimit të tij europian. Paralelisht, Tirana mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes, duke u kthyer për disa ditë në qendrën e dialogut rajonal dhe të vizioneve të përbashkëta për zhvillim. Spiropali solli në fokus edhe takimet e rëndësishme...