EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku, për përdorim të dokumenteve të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Sipas organit të akuzës hetimet zbuluan se Arlind Pepa është paraqitur me badge fals në votime, ndërsa dy të tjerët, përfshirë një punonjëse të KQZ-së (Migena Xibinaku) ndihmuan në sigurimin e tij. Hetimet dhe skema e manipulimit Sipas Prokurorisë, nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi Arlind Pepa. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar. Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi...