Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në Dibër/ Plagosen 5 persona, dërgohen menjëherë në spital
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Dibër në fshatin Trepçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Mësohet se dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia është duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. “Dibër/ Informacion paraprak. Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet...