Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Asgjësohen rreth 3 ton tranguj të konservuar në Kosovë, ishin me mbetje pesticidesh
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pasi në to janë zbuluar mbetje të pesticidit Chlorpyrifos. Raportohet se trangujt janë përpunuar në Mamushë dhe do të eksportoheshin në Slloveni. Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, raporton KosovaPress. Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të...