Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë
Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti. Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”. Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”. “Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60...