“Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

“Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike. Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat...