Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Çfarë po ndodh në BBVK? Deklarata e Albës hap diskutime: Elijona është thëngjill i mbuluar
Në oborrin e Big Brother VIP Kosova atmosfera ishte e mbushur me tension, ndërsa banorët u zhytën në një debat të gjatë pas ngjarjeve të spektaklit të fundit. Publikimi i videos ku shihej momenti i bullizimit ndaj Elijonës dhe skena kur Alba e goditi me jastëk ka hapur një valë të re diskutimesh, teksa secili banor e ka përjetuar situatën në mënyrën e vet. Alba, e cila gjendet në qendër të kritikave, tentoi të qartësojë versionin e saj të historisë. Ajo theksoi se kishin zhvilluar një bisedë sqaruese me Elijonën, e cila sipas saj i kishte dhënë të kuptonte se e kishte pranuar situatën. “Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’. Relative është çështja e ndjesisë, nuk është e njëjtë për...