Avokati shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

Avokati shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

Avokati Jordan Daci ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, duke analizuar bazën ligjore dhe konfliktet e mundshme kushtetuese që krijon ky rast.  Duke folur në emisionin Review me Greta Topjanën, Daci theksoi paqartësitë në ligj lidhur me kategoritë e funksionarëve për të cilët kjo masë sigurie mund të zbatohet duke theksuar se masa e vendosur me kërkesë të SPAK ngre çështje serioze kushtetuese dhe krijon mundësinë e një konflikti kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit.  Sipas tij, ligji ka paqartësi mbi zbatimin e kësaj mase ndaj drejtuesve të lartë politikë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë nëse gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit.  “Kudo ku është kërkuar interpretim i zgjeruar, është bërë duke iu referuar nenit 103 të Kushtetutës, që thotë se...