Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korç, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korç, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Shqipëria vijon të jetë i përfshirë nga moti i keq, me reshje të herëpashershme shiu e shtrëngata. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit. Situata paraqitet më e qetë sot, ku fatmirësisht lumi Vjosë ka filluar të tërhiqet nga tokat bujqësore në Kashisht dhe Kafaraj. Sa i përket lumit Seman, niveli ka filluar të ulet, por përsëri është në kuota të larta. Uji ka dalë nga shtrati, por mbetet brenda argjinaturës. Në veri dhe juglindje të vendit është regjistruar dëbora e parë, ku trashësia e reshjeve të dëborës në aksin Bogë-Theth ka arritur 4 centimetra. Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000...