Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen s*lmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes
Derisa Ukraina e ka shënuar Ditën e Përkujtimit të Holodomorit më 22 nëntor, Rusia e kreu një sulm të madh gjatë natës, në një kohë kur trysnia ndaj Kievit po rritet për ta pranuar një marrëveshje për paqe, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës. Të shtunën e katërt të nëntorit, ukrainasit nderojnë viktimat e Holodomorit, urisë së madhe të shkaktuar nga njeriu dhe e orkestruar nga Qeveria sovjetike në vitet ‘30, e cila çoi në vdekjen e miliona ukrainasve. Në një postim në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “të gjithë e dimë si dhe pse” ndodhi uria. “Dhe, edhe një herë po mbrohemi nga Rusia; një Rusi që nuk ka ndryshuar, e cila po sjell vdekje përsëri”, shtoi ai....