Moti i keq/ Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik për shoferët

Moti i keq/ Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik për shoferët

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka pushtuar vendin 4 ditët e fundit ka shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit. Raportohet se qarkullimi i mjeteve të rënda në urë është ndaluar deri në stabilizimin e situatës, ndërsa dëmtimi i urës ka ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin e tre njësive administrative, ku jetojnë rreth 2500 banorë. Probleme janë raportuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore.