Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Partizani ndaj Vllaznisë pa staf, në Vlorë luhet…fundi
Dy ndeshje emocionuese pritet të mbyllin sot javën e 12-të në Abissnet Superiore. Në 16:30 në “Arena e Demave” dhe në stadiumin “Flamurtari” sfidat Partizani- Vllaznia dhe Flamurtari- Tirana. Në kryeqytet, ndeshja mes të kuqëve dhe kuqebluve pritet të jetë mjaft luftarake. Edhe pse Partizani nuk i ka pikët që të mbajnë lart, ecuria e javëve të fundit, ka rritur optimizmin se shpejt “Demat” do të jenë pranë zonës “Final Four”. Fitorja e javës së kaluar në Durrës me Teutën 2-3 tregon se Kërnaja po udhëheq si duhet grupin aktual. Në anën tjetër Vllaznia e Shkodrës e cila ka kryesuar këtë kampionat bashkë me Elbasanin kërkon pikët maksimale. Pas barazimit të Elbasanit dje me Dinamon 1-1, shkodranët pozicionohen të dytët por nëse arrijnë të fitojnë...