Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara nga vërshimi i ujit, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet. Vetëm në qytetin e Pogradecit do të trajtohen me paketa ushqimore 62 familje, të cilat kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e vërshimeve të ujit. Ndërkohë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, në fshatin Rëmenj janë evakuuar 6 familje, të cilat do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia deri në momentin që banesat e tyre të rikonstruktohen dhe të bëhen sërish të banueshme. Nga verifikimet paraprake në terren rezulton se janë prekur rreth 62 banesa, ndërsa janë evakuuar 6 familje. Janë dëmtuar gjithashtu 7 ura, si dhe është prekur rrjeti rrugor në disa akse, përfshirë rrugën...