Samiti për klimën në Brazil, miratohet marrëveshja jo-detyruese për të reduktuar lëndët djegëse fosile

Samiti për klimën në Brazil, miratohet marrëveshja jo-detyruese për të reduktuar lëndët djegëse fosile

Vendet pjesëmarrëse në konferencën e OKB-së për klimën në Belém, në Amazonë, miratuan vendimin qendror të COP30 pa një plan veprimi për daljen nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile që kërkuan evropianët dhe aleatët e tyre. Teksti, produkt i një kompromisi të dhimbshëm pas dy javësh negociatash, u miratua me konsensus, pasi asnjë nga rreth 200 vendet anëtare të Marrëveshjes së Parisit nuk ngriti ndonjë kundërshtim përpara se presidenti i konferencës, André Correa do Lago, të shpallte punën të përfunduar. Teksti kërkon një trefishim të financimit për përshtatjen për vendet në zhvillim gjatë dhjetë viteve të ardhshme, një nga kërkesat që u bënë jashtëzakonisht urgjente për punën e COP30. Sesioni dyjavor në qytetin e Belémit ishte planifikuar zyrtarisht të përfundonte mbrëmë, por afati u humb...