Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“I ftohti po më mpinte, por vazhdova me të gjitha forcat”, rrëfehet shqiptari që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin
Elton Zefi është 32 vjeç, punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova. Dhe sapo ka kryer një prej atyre gjesteve që të rikthen besimin te njerëzimi, një histori që do të duhej të tregohej nga të gjithë mediat dhe rrjetet sociale. Ditën e ditëlindjes së tij, më 20 nëntor, Eltoni ishte duke shkuar në një takim pune me një koleg, kur panë një grup njerëzish të mbledhur në brigjet e kanalit Battaglia, në Padova. Një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej. Eltoni bëri atë që askush nga të pranishmit nuk pati guximin ta bënte. Ai hoqi pantallonat dhe xhaketën dhe hyri në ujërat e akullta të kanalit. Me ndihmën e një...