Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Policia në gatishmëri të plotë: Kujdes nga lagështira në rrugë, ndalohet rafting-u
Policia e Shtetit njofton se është në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin për shkak të motit me reshje të dendura, duke shtuar prezencën e saj për t’i ardhur në ndihmë banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Sipas njoftimit të Poicisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting, si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit. Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e...