Probleme nga moti i keq në Gramsh, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë urën e Shëmrizës

Probleme nga moti i keq në Gramsh, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë urën e Shëmrizës

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit. Policia ka ndërhyrë duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda deri në stabilizimin e situatës, ndërsa dëmtimi i urës ka ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin e tre njësive administrative, ku jetojnë rreth 2500 banorë. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar dhe thonë se ndihen të rrezikuar nga dëmtimet e shkaktuara në urë, duke theksuar se masat parandaluese duhej të ishin marrë më herët. Probleme janë raportuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës dhe...