Akuzohen se vidhnin rroba në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

Akuzohen se vidhnin rroba në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

Estela Kapo, 49 vjeçe u arrestua nga policia e Tiranës 2 ditë më parë dhe dyqani në pronësi të saj në zonën e Yzberishtit, u bllokua pasi u zbulua se aty shiteshin veshje të kontrabanduara nga Greqia. Mediat greke shkruajnë se 8 persona janë arrestuar dhe 4 janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët mes policisë greke dhe asaj shqiptarë si anëtarë të një grup kriminal që vidhnin rroga nëpër dyqane të ndryshme në Athinë të cilat më pas shiteshin nga 49-vjeçaja shqiptare në Tiranë. Anëtari kryesor i organizatës dhe koordinatori i aktivitetit kriminal ishte një e 54-vjeçare shqiptare, ndërsa 4 anëtarë të tjerë të familjes së saj ishin pjesë e organizatës. Planifikimi i organizatës kriminale me aktivitet ndërkufitar përfshinte dy grupe,...