Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Sot Dita e Alfabetit/ Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjuhësor por edhe si një univers identiteti, ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha. “Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, ka shkruar kryeministri. 22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të...