Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kategoria e Parë/ Njihuni me ndeshjet dhe oraret
Java e 12-të e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha ditën e diel, 23 nëntor, në orën 13:30. Skënderbeu, skuadra kryesuese, do të përballet në transfertë me Burrelin, një sfidë e fortë për korçarët që synojnë një tjetër rezultat pozitiv. Laçi pret në shtëpi Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Roza Haxhiu” zhvillohet ndeshja Lushnja-Pogradeci. Në Fier, Apolonia përballet me Kukësin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti do të luajë ndaj Besës së Kavajës. Kategorinë e Parë e kryeson Skënderbeu me 28 pikë, ndërsa Laçi renditet i dyti me 21 pikë. Kategoria e Parë, java 12 KF Laçi – Iliria 23.11.2025 13:30 Lushnja – Pogradeci 23.11.2025 13:30 Burreli – Skënderbeu 23.11.2025 13:30 Apolonia – Kukësi 23.11.2025 13:30 Korabi –...