Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U kap duke transportuar mbi 23 kg drogë, arrestohet 43-vjeçari! Do trafikonte drejt Kosovës
Policia ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u kap duke transportuar mbi 23 kg drogë me makinë. Libiran Çollaku u kap në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk dhe dyshohet se do e transportonte drogën drejt Kosovës. Sasia prej 23 kg e 65 gramë kanabis u gjet në bagazhin e automjetit tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari. Lënda narkotike e ndarë në pako dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar...