Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja

Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Familjarët kishin njoftuar ditën e djeshme për largimin e saj nga banesa. Sipas të afërmve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj të paqëllimshëm.