Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
FMN ngre alarmin dhe godet qeverinë për Paketën Fiskale, ja pse falja e detyrimeve “minon” shtetin dhe rrezikon të …
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dhënë një paralajmërim të qartë për qeverinë shqiptare: çdo formë “paqje fiskale” që përfshin falje detyrimesh, pezullim auditimesh apo marrëveshje vullnetare për tatimet, minon sistemin dhe zhbën përparimet e administratës. Pas misionit të zhvilluar në vendin tonë pak ditë më parë, FMN ka dal me një deklaratë zyrtare. Misioni i drejtuar nga Anke Weber zhvilloi konsultimet me autoritetet shqiptare dhe konkludoi se vendi qëndron mbi një bazë solide ekonomike, por sakrificat fiskale që propozon qeveria mund të krijojnë një vrimë serioze në buxhet dhe të dëmtojnë besueshmërinë e shtetit. FMN thekson se Shqipëria po rritet me ritme të larta, me inflacion të ulët dhe borxh publik në rënie. Pavarësisht këtyre treguesve pozitivë, ekipi deklaron se rreziqet janë rritur, sidomos nga...