VIDEO-E pezulluar nga detyra, Belinda Balluku del nga GJKKO/ Seanca shtyhet me 2 orë, mbrojtja do njihet me aktet

VIDEO-E pezulluar nga detyra, Belinda Balluku del nga GJKKO/ Seanca shtyhet me 2 orë, mbrojtja do njihet me aktet

Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO pas më pak se një ore qëndrimi brenda në sallë. Ajo nuk pranoi që të flasë për mediat. Ndërkohë që seanca është shtyrë me dy orë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Balluku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë ndalim daljeje jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra. GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.  Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa...