Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të thjeshtë të Salillarit
Një javë më parë Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtorit të Salillarit, i cili kishte përfituar konçensionin për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt rreth 60 milionë euro. Por rezulton se historia nuk mbaron me kaq, pasi edhe një pjesëtar tjetër i familjes duket se gëzon të njëjtën dhunti si kryefamiliari, Engjëll Agalliu, djali i Hektorit, i cili ka përfituar nga një projekt edhe më i madh. Objekti i veprimtarisë ka të bëjë me një sërë aktivitetesh, që nga prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë, e deri te ofrimi i shërbimeve imobiliare e shitblerja e pronave të patundshme. Kapitali fillestar ishte 100 mijë lekë të reja. Një shifër modeste, e barazvlefshme maksimumi me dy muaj qira zyrash, por që...