Analizat ndërkombëtare, Shqipëria 10% shanse kualifikimi në Botëror, Kosova 20%

Analizat ndërkombëtare, Shqipëria 10% shanse kualifikimi në Botëror, Kosova 20%

Adriatik BALLA Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në “play-off” dhe kanë shpresë të kualifikohen për herë të parë në historinë e futbollit të tyre në fazën finale të një Kupe Bote. Shanset janë të mira, por vështirësia është e madhe. Këtë e pranojnë edhe analistët e huaj që bëjnë deduksione të bazuara në cilësitë e lojtarëve që kanë në përbërje. Kosova ka një sulm më të mirë se Shqipëria, gjë kjo e vërtetuar me golat e shumtë që shënojnë Muriqi, Asllani, Zhegrova e të tjerë. Kosova ka gjithashtu portierë që luajnë në top-liga europiane dhe me klube të njohura. Kosova ka dhe një mesfushë cilësore me lojtarë të talentuar dhe një trajner që tani ia mori dorën skuadrën dhe ka pasur rezultate në ngjitje....