Leskaj takon banorët e Novoselës pas përmbytjeve: Këtu bashkohet fatkeqësia natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar

Leskaj takon banorët e Novoselës pas përmbytjeve: Këtu bashkohet fatkeqësia natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar

Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, pasditen e sotme është takuar me banorët e Qendrës Administrative Novoselë, ku prej dy ditësh lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 14 banesa – 3 në fshatin Mifol, 11 në Novoselë, si edhe stalla me bagëti në fshatin Bishan. Gjatë bisedës me deputetin, një nga banorët shprehu shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe demshpërblimeve ndër vite: “Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim nga përmbytjet e kaluara. I kanë marrë ata që jetojnë në pallate. Argjinatura këtu është bërë me dhe. Ku shkuan fondet? Dy milionë euro u hodhën në letër, këtu s’janë përdorur më shumë se 100 milionë lekë. Të tjerat i vodhën. Ne rrezikojmë të mbytemi çdo vit.” Deputeti Leskaj, në një reagim të prerë, u shpreh: “Këtu...