Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Reshjet e dendura të shiut në Korçë/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga
Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë. Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku. Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës deri në këto orë të mbrëmjes po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit.