Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Emergjencë në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan/ Moti i keq në Korçë, argjinatura e lumit Devoll rrezikon të çahet
Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin. Situata në qarkun e Korçës mbetet problematike ku në bashkinë Maliq janë raportuar disa zona me emergjencë më të theksuar. Fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan paraqesin vështirësi si pasojë e përmbytjeve masive. Ndërkohë rreziku qëndron në çarjen e një argjinature të lumit Devoll në fshatin Sheqeras i cili ka arritur në pikën maksimale dhe përbën rrezik. Sakaq, forca të shumta të emergjencave dhe të bashkisë Maliq ndodhen në vendngjarje.