Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, ambasadori Alberti: Miqësinë ta kthejmë në partneritet strategjik

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, ambasadori Alberti: Miqësinë ta kthejmë në partneritet strategjik

Më 13 Nëntor, për herë të parë një shtet i Unionit zhvilloi një mbledhje të përbashkët qeveritare me një vend joanëtar të Bashkimit Evropian. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mikpriti qeverinë shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama për zhvillimin e një seance të përbashkët qeveritare, që konkludoi me firmosjen e 16 marrëveshjeve, për forcimin e partneritetit strategjik dhe në fusha të tjera, si mbrojtja, shëndetësia, siguria apo infrastruktura. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv me gazetarin Ermal Qori në ‘Studio Live’, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti thekson se për herë të parë, Italia kthehet në protagoniste në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë, ku 8 marrëveshje të firmosura i përkasin saktësisht këtij sektori, pa përjashtuar këtu dhe fusha të tjera. Ambsadori Alberti,...