VIDEO/ Kërcënoi qytetarin me burg, a do të shkojë edhe Zegjine Çaushi në SPAK?

VIDEO/ Kërcënoi qytetarin me burg, a do të shkojë edhe Zegjine Çaushi në SPAK?

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe disa dosjeve të depozituara prej kohësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin. Pas përfundimit të hetimeve, ajo akuzohet për veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. E gjithë kjo nisi pas një denoncimi të bërë publik në emisionin “Piranjat”, ku zonja Bufi urdhëronte qytetarin Gazmend Borgji të mos merrte pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023. Mirëpo, në kohën kur është bërë ky regjistrim, zonja Bufi nuk ishte e vetme në zyrë, sepse pranë saj ishte edhe një tjetër personazh, asokohe jo shumë e njohur, deputetja aktuale e Kuvendit, Zegjine Çaushi. E pranishme në zyrën e kryetares, zonja në...