Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sulm kundër KFOR-it dhe policisë, Prokuroria e Kosovës vë nën akuzë personin e dyshuar
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten kundër një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023. Në një njoftim për media, Prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm si L.M., dhe tha se ai akuzohet për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. “I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim. Në aktakuzë thuhet se nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së...