Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vëllai i boksierit shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm, ja arsyeja
Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë dënime të rënda ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berati, u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij mori pesë vjet burg. Sipas gjykatës, Berati ka qëlluar ndaj familjarëve të personit që vrau vëllain e tij, duke treguar “përbuzje të thellë”, e cila ishte e dukshme edhe në letrat që kishte dërguar nga burgu. Dënimet tejkaluan kërkesën e prokurorisë, e cila kishte propozuar 12 vjet burg për Beratin. Në sallën e gjyqit atmosfera ishte e rënduar, me familjarët e të pandehurve që reaguan me lot dhe thirrje. Prej vitesh mes dy familjeve, një shqiptare dhe një kurde, ekzistonte një konflikt i dyshuar për çështje...