VIDEO/ Bëmat e Belinda Ballukut dhe ‘mali i shkeljeve’ që rëndon mbi të

VIDEO/ Bëmat e Belinda Ballukut dhe ‘mali i shkeljeve’ që rëndon mbi të

Të enjten e datës 20 nëntor 2025, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. Gjithashtu ndaj saj u vendos edhe ndalimi për të dalë jashtë vendit. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me abuzimin me vlerë afërsisht 50 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me akuzën për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Të përfshirë në këtë aferë janë edhe ish-zyrtarë të lartë, bashkëpunëtorë të Ballukut, për të cilët GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, konkretisht për drejtorin e KESH, Erald Elezi, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Më 20 tetor 2025, SPAK dorëzoi një aktakuzë 45 faqesh ndaj Belinda Ballukut dhe pesë zyrtarëve...