Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Moti i keq godet Greqinë/ Fshatra të tërë në izolim, shtëpi dhe toka bujqësore të përmbytura
Kushtet ekstreme të motit kanë goditur me forcë gjithë Greqinë perëndimore, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi. Mjaftuan vetëm disa orë reshje intensive që Korfuzi, Thesprotia, Kozani, Kosturi dhe zona të tjera përreth të kthehen në vatra emergjence. Në shumë fshatra, rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugë të tëra, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë gjendur të rrethuar nga ujërat që rrjedhin me shpejtësi. Dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur, duke u mbuluar nga balta, ndërsa fushat e Filatit janë kthyer në liqene. Banorët i përshkruajnë këto orë si “biblike” dhe të panjohura për zonën. Autoritetet u detyruan të dërgojnë mesazhin e emergjencës 112 në Janinë, Artë, Prevezë dhe Thesproti, duke paralajmëruar për rrezik të shtuar rrëshqitjesh dhe përmbytjesh. Ndërkohë, tre bashki – Zagori, Filiates dhe...