Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Ballukut/ BIRN: Rrezikon deri në 5 vite burg
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezei, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia se të pandehurit mund të dëmtojnë provat e trembin dëshmitarët, e deri në vijimin e abuzimeve me fondet publike dhe arratisjen e mundshme të tyre. Në arsyetimin e gjyqtarit Erjon Çela, renditen si shkaqe për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut, mundësia se ajo mund të sjellë dëme të tjera në fondet publike, nëse do të vijojë të qëndrojë në detyrat që mban, si ministre dhe zëvendëskryeministre. Ashtu si...