Kapet shqiptari në Greqi, i akuzuar për trafikimin e 500 kg kokainë nga Amerika Latine

Kapet shqiptari në Greqi, i akuzuar për trafikimin e 500 kg kokainë nga Amerika Latine

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim dhe gjithashtu ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti, për llogari të Belgjikës. Policia greke njoftoi se i arrestuari është Osmen Hoxha, banues në Qendër të Fierit. Media e vendit fqinj informon se arrestimi i tij u krye nga oficerë policie të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke. Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit....