Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Nuk i justifikonin pasuritë – Prokuroria Fier sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim narkotikësh
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e 15 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe llogari bankare, në pronësi të shtetasve N.B., E.B. dhe familjarëve të tyre. Ata dyshohen për përfshirje në veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr. 270 të vitit 2019, mbi bazën e referimit të Policisë së Fierit, pas dyshimeve se vlerat monetare të përfituara nga veprimtaria kriminale jashtë vendit ishin investuar në Shqipëri në formë pasurish të patundshme dhe të tundshme. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Mbi bazën e provave...