“Pse qeveria nuk shkarkon Ballukun”/ Bardhi: Të hënën në orën 18:00 mblidhemi para Kryeministrisë

“Pse qeveria nuk shkarkon Ballukun”/ Bardhi: Të hënën në orën 18:00 mblidhemi para Kryeministrisë

Në emër të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi qeverisë të shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pas pezullimit nga GJKKO. Bardhi paralajmëroi se opozita do të mblidhet në protestë ditën e hënë para Kryeministrisë në orën 16:00. “Edhe pas vendimit Gjykatës për të pezulluar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe ta shkarkonte të pandehurën e SPAK-ut. Ka një arsye pse Edi Rama nuk mundet ta bëjë këtë: Belinda Balkuku e ka ulur në gjunjë dhe e shantazhin me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetin. Pra sot kemi një lajm të keq shumë të madh. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, kryeministri i...