Po bënin gati dozat me drogë për shitje, 3 të arrestuar në Vlorë e Sarandë

Po bënin gati dozat me drogë për shitje, 3 të arrestuar në Vlorë e Sarandë

Policia ka arrestuar tre persona në Vlorë e Sarandë. Një 21 vjeçar u arrestua në qytetin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje. Ndërsa në qytetin e Sarandës, polica ka arrestuar dy persona 41 dhe 46 vjeç, pasi u kapën duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt komisaroatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastet. Njoftimi: Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në pranga ranë tre persona. pas hekurave ranë shtetasi E. M., 41 vjeç, dhe shtetasi me inicialet V. Ll., 46...