Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dosja Balluku/ Lëvizje të forta në hetim, GJKKO firmos 28 leje kontrolli banesash, celularësh e laptopësh
Sipas mediave, përveç masave të sigurisë të shpallura ditën e djeshme për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, GJKKO ka miratuar dhe 28 leje për kontrolle personale. Në kontrolle janë përfshirë banesa, dokumente, laptopë e celularë, ndërsa ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë ekzaktësisht subjektet e kontrolluara. Këto kontrolle janë zbatuar gjithashtu ditën e djeshme.