Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Për herë të parë Vlora me kryebashkiake grua, Brunila Mersni merr detyrën: Ditë e veçantë dhe me shumë përgjegjësi
Është zhvilluar këtë të premte në sallën e teatrit “Petro Marko” ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së Kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini. Të pranishëm autoritete të pushtetit vendor dhe deputetë të PS si dhe këshilltarët socialistë, ndërsa mungoi opozita e këshillit bashkiak . Ceremoninë e ka drejtuar kreu i Këshillit bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri. “Një ditë të vecantë e me shumë përgjegjësi”, kështu e ka nisur fjalën kryebashkiakja e re e Vlorës, tashmë e zyrtarizuar, Bruna Mersini, ndërsa nuk ka fshehur emocionin dhe krenarinë që është e para grua që merr drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar të Vlorës Më pas kryetarja e bashkisë Bruna Mersini është pritur në bashki nga administrata...