Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un dhe deklaroi se mazhoranca do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që qeveria do të operojë pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës. Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. Ai pretendoi se vendimi që pezullonte Belinda Ballukun nga detyra kishte kosto për vendin dhe përbënte një akt brutal ndërhyrje në pavarësine pushtetit ekzekutiv. “Pezullimi nga detyra i një ministri, në këtë rast...