U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun dhe vartësve të saj

U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun dhe vartësve të saj

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë nesër, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.  GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.  Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.  Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor aktual i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.  Njoftimi nga GJKKO  Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet...