Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet.  Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës, 10 familje të evakuuara  Në pjesën jugore të vendit, lumi Vjosa ka pasur prurje të larta, duke detyruar evakuimin e 7 familjeve në Novoselë dhe tre të tjerave pranë urës së Mifolit. Të gjitha familjet janë sistemuar pranë të afërmve. Në Himarë është hapur rruga mes fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon pastrimi i akseve të tjera. Në Sarandë po monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ndërsa po punohet për...