Zelensky i gatshëm për punë konstruktive me Trumpin lidhur me planin për paqe

Zelensky i gatshëm për punë konstruktive me Trumpin lidhur me planin për paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e ka pranuar draft-planin e diskutueshëm amerikan për paqe, i cili parasheh që Kievi të bëjë koncesione të mëdha. Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin. Në deklaratën e parë, duke e konfirmuar planin, zyra e Zelenskyt ka thënë se ai “është pajtuar për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës”. “Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me anën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe botë, që rezultat të jetë paqja”, ka thënë zyra e Zelenskyt përmes një deklarate. “Zelensky pret të diskutojë me Trumpin në ditët në vijim për mundësitë diplomatike ekzistuese dhe pikat kryesore...