Vepra e Frida Kahlos shitet për 54.66 milionë euro në ankand, artistja meksikane thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë të shitur nga një femër  

Vepra e Frida Kahlos shitet për 54.66 milionë euro në ankand, artistja meksikane thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë të shitur nga një femër  

Një autoportret enigmatik surrealist nga piktorja meksikane Frida Kahlo në vitin 1940 u shit për 54.66 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të enjten, duke u bërë piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga një grua. Vepra, El sueño (La cama), Ëndrra (Shtrati), theu rekordin e mëparshëm, të vendosur nga piktorja amerikane Georgia O’Keeffe, e cila u shit për 44.4 milionë dollarë në vitin 2014. Emri i blerësit të veprës pas katër minutash ofertash nuk u zbulua nga shtëpia e ankandeve. Në pikturë, Frida Kahlo është paraqitur duke fjetur në një shtrat druri që duket sikur po fluturon në qiell, ndërsa në tavanin e shtratit të saj është një skelet i shtrirë, i mbështjellë me dinamit, me një buqetë në...